Tebas: Lojtari më i mirë në botë është Bellingham

Futboll

Tebas: Lojtari më i mirë në botë është Bellingham

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 23:35
Javier Tebas

Kush është futbollisti më i mirë në botë momentalisht? Për Javier Tebas, presidentin e La Liga, nuk ka dyshime, Jude Bellingham.

Numri një i kampionatit spanjoll, në një intervistë për gazetën portugeze “A Bola”, ka deklaruar me bindje të fortë.

“Këtë vit kemi lojtarin më të mirë në botë, Bellingham.

Sezonin e kaluar erdhi Lewandowski dhe ai është një futbollist i shkëlqyer. Atletico Madrid nga ana tjetër, ka Griezmann, një tjetër super lojtar.

Dhe nëse Mbappe vjen te Real Madrid, gjithashtu do të ndihmonte të jemi konkurrues dhe të rritemi edhe më shpejt”, ka deklaruar Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat