PSV e Borussia Dortmund “matin forcat”

Futboll

PSV e Borussia Dortmund “matin forcat”

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:59
Orari

Mund të jetë sfida më spektakolare e fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, por nuk është e vetmja. Përveç përballjes “magjike”, të Milanos, mbrëmjen e kësaj të marte do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë e vlefshme për këtë fazë të kompeticionit, me holandezët e PSV Eindhoven, që do të presin në “shtëpinë” e tyre, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Të kualifikuar me goxha “fat”, nga grupi B, aty ku pjesë ishin edhe Arsenal, Lens e Sevilla, holandezët do të tentojë suprirzën e madhe, në fazën e 1/16-ve, ndaj një ekipi që e njeh mirë këtë kompeticion. Mirëpo, duke parë formën aktuale të PSV, teka në kampionat kanë arritur të sigurojnë plot 62 pikë pas vetëm 22 sfidash, duke regjistruar vetëm 2 barazime mund të ketë edhe surpriza në “Philips Stadion”.

Komplet e kundërta për “Verdhezinjtë”, ku e vetmja “arritje” e këtij sezoni është sigurimi i vendit të parë në grupin F, të UEFA Champions League i konsideruar ndryshe edhe si “grupi i ferrit”, ku pjesë ishin francezët e Paris Saint-Germain, Milan, 7 herë kampione e Evropës, si dhe “Bardhezinjtë” e Newcastle, ku ndryshe nga ecuria në Bundesliga, gjermanët nuk zhgënjyen teksa mposhtën dy herë anglezët, siguruan 4 pikë ndaj Milan, si dhe barazuan ndaj PSG, në përballjen e fundit për të mbyllur gjithçka si kryesues.

Megjithatë forma nuk tremb “Verdhezinjtë” e Edin Terzic, pasi historia është në anën e tyre.

Plot 3 herë janë përballur këto skuadra ndër vite. Fillmisht në fazën e parë të grupeve, në edicionin 2002-2003 të Champions League, ku në Eindhoven fitonin gjermanët me rezultatin e thellë, 1 me 3, ndërsa, në “Signal Iduna Park” gjithçka mbyllej në barazimin 1 me 1, ndërsa përballja e tretë ishte një ndeshje miqësore në verën e vitit 2017 e fituar me rezultatin e thellë, 4 me 1, nga skuadra e Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat