Simeone ja ka marrë dorën italianëve

Futboll

Simeone ja ka marrë dorën italianëve

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Interi pret Atletikon e Madridit në sfidën e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante nga ky takim.

* Precedenti i vetëm mes Interit dhe Atletikos së Madridit është në Superkupën UEFA të vitit 2010 të fituar nga spanjollët me golat e realizuar nga Hoze Antonio Rejes dhe Serxho Aguero.

* Me Diego Simeonen në stol, Atletiko e Madridit ka fituar 5 nga 6 ndeshjet me eliminim direkt në kompeticioneve europiane kundrejt ekipeve italiane. Mirëpo, më e fundit është mbyllur me një eliminim. Ka qenë Juventusi që fitoi në sezonin 2018-2019.

* Kjo është hera e parë që Interi përballet me një skuadër spanjolle në një fazë eliminatore Championsi që nga vitit 2010, ku zikaltrit e Zhoze Murinjos në atë kohë mposhtën Barcelonën e Pep Guardiolës.

* Atletiko ka arritur të fitojë vetëm 5 nga 18 transferta kundër skuadrave italiane në Europë duke barazuar 4 dhe duke humbur 9. Megjithatë, në San Siro kanë fituar 2 përballjet ndaj Milanit.

* Interi ka humbur vetëm 1 nga 13 ndeshje në Champions duke fituar 7 dhe barazuar 5.

Bëhet fjalë për finalen ndaj Mançester Sitit në sezonin e kaluar. Të besuarit e Inzagit kanë mbajtur portën e paprekur në 62% të ndeshjeve të luajtura në këtë kohë.

* Atletiko ka shënuar 17 gola në 6 ndeshjet e Championsit në këtë sezon.

Vetëm në 2013-2014, sezon kur arritën në finale kanë shënuar më shumë (26). Por atëherë luajtën 13 ndeshje.

* Interi me 29 vjeç dhe 167 ditë dhe Atletiko me moshën mesatare 29 vjeç dhe 205 ditë janë dy skuadrat me moshën mesatare më të lartë të kësaj faze të Champions-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat