Tri super ndeshje në Superligën e Kosovës: Luhet për titull, garat evropiane dhe mbijetesë

Futboll

Tri super ndeshje në Superligën e Kosovës: Luhet për titull, garat evropiane dhe mbijetesë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:56
Kjo xhiro sjell përballë skuadrat me pretendime të njëjta

Sot fillon xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës, ku në program janë tri ndeshje shumë interesante.

Kjo xhiro sjell përballë skuadrat me pretendime të njëjta, pasi luhet mes atyre që luajnë për titull, garat evropiane dhe mbijetesë.

Drita që kërkon të futet sërish në garë për kreun, do ta pres Ballkanin, me të cilët kanë shtatë pikë diferencë.

Gjilanasit kanë 37 pikë dhe kishin mposhtur Ballkanin në ndeshjen e mbetur të javës së tretë me rezultat 2-1, e zhvilluar më 20 dhjetor të vitit që lamë pas.

Prishtina në anën tjetër që me Emmanuel Egbon nuk di për humbje, që nga ndeshja me Malishevën në fillim të nëntorit, do të kërkojë pikërisht ndaj tyre që të hakmerret për atë humbje.

Ndeshja mes vendit të katërt dhe pestë do të zhvillohet në Lipjan.

Hiq më pak interesante nuk është as ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilani, skuadra që duan t’i ikin fundit të renditjes.

Në dy përballjet e mëparshme të dy skuadrat kanë nga një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat