Bejzade pas suksesit në Kupë

Futboll

Bejzade pas suksesit në Kupë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:09
Skerdi Bejzade

Skerdi Bejzade është i lumtur që Erzeni i tij ka siguruar një fitore me vlera në Kupë përballë Vllaznisë, por ai pranon se fokusi është plotësisht te kampionati.

“Jemi të kënaqur, aq më shumë për fitoren e parë që arritën djemtë me mund e djersë.

Kjo do na vlejë për ndeshjen në vazhdim në Kukës, se jemi të fokusuar më shumë në kampionat se në Kupë. Por do të bëjmë edhe këtu maksimumin për të kaluar një tur më shumë.

Nuk dua të flas punë skemash, ne mundohemi me ato lojtarë që kemi, me atë lloj kualiteti, që të formojmë stilin e lojës edhe në varësi të kundërshtarëve. Duhet të jemi më të fokusuar se bëjmë shumë gabime individuale, jo vetëm tani, por edhe më parë kanë humbur pikët për gabime individuale.

Kemi bërë ndryshime, mund të bëjmë edhe në vazhdim. Ne mundohemi t’i japim minuta edhe atyre që japin maksimumin në stërvitje, por nuk kemi shumë kohë të gabojmë. Duhet të të fokusohemi ndeshje për ndeshje se secila është një finale për ne.

Goli i Kacbufit? Kur luan me tre, kur kanë hapësira, mund të ecin me top, një nga mesfushorët kthehet në vendin e tij. Ai eci disa metra, depërtoi, po të humbte topin, kishim balancet mbrapa. Kur shkon, të përfundojë aksionin, nuk ka asgjë të keqe.

Çdo lojtar mundohet të futet e japë maksimumin, ne duhet të jemi më të kujdesshëm me ndërrimet e zëvendësimet, apo me ata që fusim në lojë. Nuk duam të gabojmë, barazimi ishte gabim që na ndëshkoi. Ne  mundohemi të rrimë kompakt me gjërat që kemi punuar dhe i shfaqëm në lojë duke marrë rezultatin që dëshironim.

Ne fokusin e kemi në kampionat, gara vjen duke u vështirësuar. Ne i kemi mundësitë që të mundim çdo kundërshtar. Problemi është qe me ekipet e forta shfaqemi mirë, me ata që na duken më poshtë stonojmë. Ky është mentaliteti që po mundohem të ndryshoj”, tha për “MCN” trajneri Bejzade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat