Mbappe te Reali, kampioni i botës me Francën: Do të ishte problem

Futboll

Mbappe te Reali, kampioni i botës me Francën: Do të ishte problem

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:20
Emanuel Petit

Kampioni i Botës me Francën, Emanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku u ndal tek Kilian Mbape.

“Nëse Mbape do të shkonte tek Real Madridi, mund të kthehej në një problem.

Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Belingam ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius.

Dhe nëse Mbape shkon te Reali do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje“.

Ai gjithashtu foli edhe për zhurmën mediatike që Mbape ka krijuar.

“Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori.

Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur…

Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbape. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbape.

Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate“..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat