Dikur ishte mes më të mirëve në botë dhe tani 29-vjeç është zhdukur te Reali

Futboll

Dikur ishte mes më të mirëve në botë dhe tani 29-vjeç është zhdukur te Reali

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:50
Arrizabalaga e Tuchel

Kepa Arrizabalaga, dikur thuhej se ky mund të kthehej në portierin më të mirë në botë.

Megjithatë një moment, mund të ndryshojë gjithë karrierën. Pasi qëndroi në stol te Chelsea, edhe huazimi te Reali nuk po shkon siç duhet, Kepa është zhdukur nga skena e futbollit.

Tashmë në moshën 29 vjeçare, Kepa duket shumë i pakënaqur. Relevo tregon se ngjarjet e fundit e kanë goditur shumë atë dhe tani “nuk i qesh më buza”.

“Kepa nuk është më i lumtur në klub.

Ata që kalojnë çdo ditë me të thonë se ai thjesht pushoi së qeshuri. Ai është bërë “hije” e njeriut që ka qenë.

Pas dëmtimit në nëntor, gjithçka shkoi drejt greminës.

Ai humbi vendin e tij në Real dhe ekipin kombëtar dhe nuk do të ftohet në Kampionatin Evropian”, thuhet nga Relevo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat