Egnatia vjen si favorite ndaj Teutës

Futboll

Egnatia vjen si favorite ndaj Teutës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:31
Edi Martini

Teuta do të luajë në transfertë përballë Egnatias të dielën, sfidën e cila është e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” do të startojë në orën 13:30.

Dy ekipet vijnë me dy objektiva të ndryshme në këtë sfidë. Egnatia kërkon fitoren për të qenë e shkëputur nga Partizani dhe Vllaznia, ndërsa Teuta dëshiron “
pikë jetike” për të realizuar objektivin mbijetesë. Por pavarësisht gjendjes aktuale të dy ekipeve dhe renditjes në tabelën e klasifikimit ku dhe Egnatia duke më e favorizuar, Teuta ka një “armë” plus në këtë ndeshje dhe është pikërisht trajneri.

Edi Martini ka një të shkuar të ëmbël përsa i përket ndeshjeve përballë Egnatias. Në 7 sfida të luajtura përballë rrogozhinasve, Martini ka triumfuar në 3, ka barazuar po aq, teksa ka humbur vetëm një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat