Të dielën Llapi - Prishtina

Futboll

Të dielën Llapi - Prishtina

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Elita e futbollit të Kosovës rikthehet sot pasdite me dy ndeshjet e para të javës së 22-të.

Ky vikend pritet të jetë i zjarrtë në elitën e futbollit tonë, pasi tashmë gara ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

Dueli mes Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje kjo që luhet sot në Suharekë, është një nga sfidat kryesore të kësaj fundjavë.

Kampioni në fuqi i Kosovës pas humbjes ndaj Dritës, opsion të vetëm në duel me Gjilanin e ka fitoren në mënyrë që të mbetet akoma në krye të tabelës.

Malisheva-Feronikeli ’74, është një tjetër ndeshje e rëndësishme që luhet sot. Malisheva pas fitores ndaj Prishtinës, pikët e plota do t’i kërkojnë edhe në duel me Niklin, edhe pse skuadra nga Drenasi në Malishevë do të udhëtojë me ambicie për të marr rezultat pozitiv.

Java e 22-të, do të vazhdojë nesër pasdite me tri ndeshjet e fundit.

Kryendeshja është ajo ndërmjet Prishtinës e Llapit me këtë të fundit që ka hyrë në garë për titull dhe vetëm fitorja e mbanë lartë.

Ndeshje e rëndësishme është edhe dueli mes Dritës dhe Dukagjinit.

Superliga /Java e 22-të:

Sot takohen:

Ballkani-Gjilani

Malisheva-Feronikeli

Të dielën takohen:

Llapi-Prishtina

Drita-Dukagjini

Liria-Fushë Kosova

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat