De Rossi: Nuk dua kënaqësi të tepruar

Futboll

De Rossi: Nuk dua kënaqësi të tepruar

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Daniele De Rossi

Trajneri i Roma-s, Daniele De Rossi tregon gjendjen e skuadrës pas sfidës së fundit në Europa Legue kundër Feyenoord, të cilën “verdhekuqtë” e fituan vetëm pas penalltive.

Në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes së Serie A ndaj Torino-s, që luhet këtë të hënë në orën 18:30, tekniku u shpreh se pas ngarkesës që patën rrezikojnë pasoja fizike, ndaj shtoi se do mundohet t’i ruajë djemtë.

“Skuadra është në humor të mirë, të gjithë jemi shumë të lumtur.

Ndihemi mirë në dhomat e zhveshjes, pasi ndodh gjithmonë kur fiton një ndeshje me kaq patos. Do të ketë disa pasoja fizike ndaj do paguajmë pak.

Megjithatë do mundohemi t’i ruajmë djemtë. Sot pasdite do të shohim si janë të gjithë në stërvitje”-deklaroi fillimisht ai.

Më tej, duke folur për ndeshjen ndaj Torino-s, trajneri i Romës theksoi se skuadra duhet të futet në fushë me qëllimin për të fituar dhe nuk duhet të ketë kënaqësi të tepruar, pasi siç thekson ai kanë fituar vetëm një ndeshje dhe jo Europa League-n.

“Ndeshja e nesërme është e vështirë, por le të mos flasim për një hangover.

Nëse është e vështirë sepse hyjmë në fushë me një mendje të gabuar, atëherë do të thotë se bëra gjithçka gabim.

Në Frosinone zgjedhjet e mia ndikuan në ndeshje, por nesër dua të shoh një skuadër që hyn në fushë e motivuar.

Sikur ta kishim fituar Europa League-n dhe kjo të ishte ndeshja e fundit e kampionatit atëherë do ta kuptoja kënaqësinë, por jo sot. Nëse skuadra futet në fushë e dehur nga lumturia, atëherë unë do të kem bërë gjithçka gabim”-deklaroi ndër të tjera Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat