Llapi ndahet baras me Prishtinën

Futboll

Llapi ndahet baras me Prishtinën

Nga: K. G. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Llapi ka lëshuar mundësinë ideale për të marrë kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.

Këtë mundësi ia mohoi Prishtina duke luajtur baras (0:0) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Ndeshjen e përcollën rreth 3.000 shikues, ndërsa Prishtina pati më tepër nga loja.

Sulmuesit nuk e kishin ditën e tyre. 

Në minutën e 90+4, llapjanët protestojnë e kërkojnë penallti por gjyqtari nuk mendon ashtu.

Pas javës së 22-të, Ballkani kryeson me 45 pikë, pasojnë Llapi 44, Drita me 43, Malisheva 38, Prishtina 31 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat