Publikohen formacionet e sfidës Lecce - Inter

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Lecce - Inter

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 17:52
Formacionet

Kanë regjistruar plot 9 fitore radhazi, që nga hyrja e vitit 2024 dhe pasditen e kësaj të diele synojnë të arrijnë të 10-tën.

“Zikaltërit” e Inter, pavarësisht se të lodhur, nga përballja e UEFA Champions League, ndaj Atletico Madrid do të kërkojnë në transfertën e “Stadio Via del Mare”, 3 pikët ndaj skuadrës së Lecce, në përballjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A.

Sa i përket formacioneve, tekniku Roberto D’Aversa i ka rreshtuar “Puljezët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Falcone. Në krahët e mbrojtjes janë Gallo e Gendrey, me qëndrën që mbulohet nga Baschirotto e Touba. Në mesfushë janë Rafia, Blin e “shkatërruesi” i Kombëtares sonë, Ylber Ramadani, ndërsa sulmi përbëhet nga Sansone, Almqvist e Piçoli.

Në krahun tjetër, “mjeshtër” Inzahgi i ka pozicionuar në fushë, “Zikaltërit” me formacionin e zakonshëm 3-5-2, teksa ka vendosur të lërë pushim një sërë titullarësh. Kështu, në portë është vendosur Audero e para tij në mbrojtje janë Bisseck, De Vrij e Carlos Augusto.

Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Frattesi, Mkhitaryan dhe “ylli” shqiptar i mesfushës, Kristjan Asllani, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja lateni, Alexis Sanchez e Lautaro Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat