“Spiun” i Torinos gjatë stërvitjes së Romës, ndërhyn policia

Futboll

“Spiun” i Torinos gjatë stërvitjes së Romës, ndërhyn policia

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Roma do të ndeshet ditën e hënë ndaj Torinos, ndeshje e vlefshme për kampionatin e Serie A.

Në qendrën stërvitore të Trigoria, aty ku Roma përgatitet për ndeshjet e saj, një mysafi i padëshiruar ka qenë i pranishëm.

Michele Oreçhio, bashkëpuntori i trajnerit të Torinos Juric, është identifikuar gjatë stërvitjes së Romës ditën e dielë.

Personi në fjalë ka qenë i pranishëm pranë qendrës sportive të kryeqytetasve për të vjedhur disa detaje në kuadër të ndeshjes në “Olimpico”. Ai më pas u ndalua nga policia e pranishme në qendrën stërvitore. Gjithashtu thuhet se ishte i pajisur me disa pajisje teknologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat