​Interi humb edhe Calhanoglun

Futboll

​Interi humb edhe Calhanoglun

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Në një ekip që fluturon si Interi nuk ka vetëm lajme të mira, madje as në një kohë kur gjithçka duket se po funksionon në mënyrë perfekte. Performanca e shkëlqyer e dhënë në Via del Mare kundër Lecce-s edhe me emra të dorës së dytë shkoi shumë mirë në fushë, por janë lëndimet ato që kanë filluar të ngjallin frikë në ambientin zikaltër.

Të hënën u zbuluan rezultatet e vizitave të thelluara nga Hakan Calhanoglu, lideri i vërtetë i mesfushës së “Nerazzurrëve”. Turku ishte viktimë e një tendosje muskulore që e bëri të padisponueshëm për ndeshjen e kampionatit dhe mund të mos kishte përfunduar me kaq, përcjellë KosovaPress.

Klubi “Nerazzurrë” në fakt ka lëshuar një deklaratë ku specifikon gjendjen fizike të futbollistit duke përfshirë edhe kohën e rikuperimit që do të përcaktohet në ditët në vijim.

Ja deklarata e Interit:

“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Për mesfushorin, tendosje e lehtë e muskujve në aduktorin e gjatë të kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim”..

Përveç turkut, i lënduar te Interi ëshët edhe qendërmbrojtësi Francesco Aceri dhe sulmuesi Marcus Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat