Shuhen dilemat, Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin

Futboll

Shuhen dilemat, Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Ilir Daja

Ilir Daja do të vazhdojë të jetë trajner i Ballkanit. Trajneri nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën deri në vitin 2026.

Lajmi është konfirmuar të hënën pasdite nga klubi në rrjetet sociale.

Daja e ka udhëhequr Ballkanin drejt sukseseve historike.

Ai e ka fituar dy herë rresht titullin kampion dhe është inkuadruar dy herë në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës aktualisht nuk po kalon momente të mira. Në tri ndeshjet e fundit ka dy barazime dhe një humbje.

Por, vazhdon të mbetet lider në tabelë me 45 pikë, një më shumë se Llapi që është e dyta. Zërat se Ilir Daja dhe Ballkani do t’i ndajnë rrugët, duket tashmë kanë marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat