Lojtari që ka krijuar më shumë raste para portës kundërshtare

Futboll

Lojtari që ka krijuar më shumë raste para portës kundërshtare

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:31
Gyndogan

Të gjithë po shihnin se si do të ishte përshtatja e tij me lojën e Barçës, por dhe të vetë kampionatit spanjoll.

Tashmë kur sezoni ka hyrë në fazën e vet vendimtare, nuk ka mëdyshje se rendimenti i gjermanit ka qenë i shkëlqyer.

Ai ka rezultuar një afrim i goditur nga Laporta. Performanca e tij është madje e papritur, mes pesë kampionateve më të rëndësishëm në Europë, Ilkaj Gyndoan është lojtari që ka krijuar më shumë raste, 100 të tillë.

Të shtunën e kaluar ai u bë lojtari i vetëm në skuadër që ka luajtur në çdo ndeshje të La Ligës.

Nga 26 ndeshje, ai ka startuar në 23 prej tyre, teksa në tri raste e ka nisur nga stoli. Gyndogan është lojtari i vetëm i Barcelonës në Top-10 të këtij klasifikimi.

Në vendin e dytë, gjejmë Bruno Fernandesh, ylli portugez i Mançester Junajtidit, i cili është vetëm katër raste larg arritjes së shifrës 100. Ndër dhjetë më të mirët, tetë janë futbollistë që luajnë në Premier Ligë dhe dy janë nga La Liga.

Në këtë grup të përzgjedhur është edhe Isko me 78 raste të krijuara.

Po të shohim vetëm Barcelonën, lojtari i dytë i Barcelonës që gjejmë në këtë renditje është Zhoao Kanselo me 37 aksione të rrezikshme, dhe podiumin blaugrana e plotësojnë Pedri dhe Rafinja me nga 35 raste secili. Ferran Torres dhe Lamine Xhamal kanë krijuar nga 30 mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat