Napoli synon një emër të madh për sulmin

Futboll

Napoli synon një emër të madh për sulmin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:15
Jonathan David

Napoli është një lloj kantiei ndërtimi në qiell të hapur për momentin, me punën e drejtuesve dhe pronësisë e cila është e orientuar kryesiht drejt merkatos për sezonin e ardhshëm.

Napoli synon një emër të madh për sulmin, pasi Victor Osimhen nuk shihet më si një lojtar i tyre për sezonin e ardhshëm.

Zakonisht, Napoli ka kryer transferime të bujshme për sa i përket sulmit, dhe tani, sipas “Il Mattino”, i preferuari i tyre është Jonathan David, 24 vjeçari i Lille.

Lille ka ulur kërkesat për kartonin e kanadezit, ku nga 60 milionë euro, tashmë kërkojnë 40 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat