“Festojnë” te Teuta para derbit me Erzenin

Futboll

“Festojnë” te Teuta para derbit me Erzenin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:09
Teuta

Teuta dhe Erzeni do të përplasin “brirët” mes tyre në kuadër të javës së 26-të të Superiores.

Një “finale” për mbijetesën është takimi mes tyre, me  dy ekipet që kanë “jetike” 3 pikët në “Niko Dovana”.

Durrsakët prej ditësh kanë nisur përgatitjet për këtë duel, me Edi Martinin që ka nisur të bëjë gati edhe “kurthin” për të mposhtur shijakasit. Në Durrës “festojnë” pasi do të ketë 4 rikthime të rëndësishme para derbit, që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.

Blerim Kotobelli, Ergis Arifi, Asion Daja dhe Harallam Qaqi rikthehen nga dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin shkodran. Martinit në këtë mënyrë i plotësohet grupi i lojtarëve dhe ndaj Erzenit do të ketë “luksin” e zgjedhjeve të më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat