Dortmundi, dyshime mbi trajnerin, alternativë ish-i i Bayernit

Futboll

Dortmundi, dyshime mbi trajnerin, alternativë ish-i i Bayernit

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 23:49
Logo e Dortmundit

Në fund të këtij sezoni pritet një revolucion i vërtetë në stolat e top-klubeve evropiane.

Nga largimet e Klopp dhe Artetës e deri te Xavi dhe Tuchel, shumë klube do të ndryshojnë drejtuesit teknikë.

Nuk duhet lënë pas as Borussia e Dortmundit, e cila është shumë mbrapa në kampionatin aktual, por është ende në garë për kualifikim në çerekfinale në Champions League pas barazimit jashtë fushe të marrë në Eindhoven ndaj PSV-së.

Sidoqoftë, në Bundesligë situata është më komplekse. Verdhezinjtë e Ruhrit janë në vendin e katërt, 20 pikë larg Bayer Leverkusenit befasues të Xavi Alonsos.

Pas Dortmundit është Leipzigu, vetëm një pikë larg, dhe rreziku për të mbetur jashtë kupës me veshë të mëdhenj sezonin e ardhshëm është gjithmonë i mundshëm. Për këtë arsye, pozicioni i Terzic është në dyshim serioz.

Sipas “Footmercato.net”, një nga profilet që do të lidhej me këmbëngulje me Borussian do të ishte ai i Julian Nagelsmannit.

Trajneri aktual i Gjermanisë, të cilit kontrata me Federatën i skadon në fund të Kampionatit Evropian, nuk është kundër rikthimit në një klub dhe është duke e vlerësuar projektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat