Malisheva zyrtarizon tre lojtarë

Futboll

Malisheva zyrtarizon tre lojtarë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Tre lojtarët

Klubi i Malishevës ka prezantuar sot (e enjte) tri transferime të reja, të cilët vijnë si lojtar të lirë.

Malisheva është duke përjetuar një super sezon dhe gjendet në pozitën e katërt, e cila i dërgon në garat evropiane.

Megjithatë, drejtuesit e klubit malishevas nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë dhe tashmë janë përforcuar edhe më shumë.

Sot (e enjte), ekipi nga “Liman Gegaj” ka konfirmuar transferimin e tre lojtarëve me anë të faqes së tyre zyrtare.

"Hadis Velii, me pozitë portier, nga “Voska Sport” e Maqedonisë së Veriut

Eraldo Deda, me pozitë sulmues krahu, nga “KF Oriku” i Shqipërisë

Hussein Mohamed, me pozitë sulmues qendror, nga “ALS Omonoia” e Qipros", njofton Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat