Shehi synon të thyejë tabunë

Futboll

Shehi synon të thyejë tabunë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:49
Shehi

Partizani është skuadra kampione në fuqi e Superiore dhe si e tillë synon të ruajë fronin.

Të kuqtë e nisën sezonin e ri si pretendentë kryesor për të dalë sërish kampion, mirëpo gjatë ecurisë të deritanishme kanë patur oshilacione të frikshme.

‘Demat’ kanë dalë vetëm 3 herë kampion në periudhën post-komunizëm, në sezonin 1992-93, 2018-19 dhe 2022-23.

Në të tre këto sezonet vihet re se në krye të skuadrës ka qenë vetëm 1 trajner gjatë gjithë sezonit. Sulejman Starova, Skënder Gega e Giovanni Colella janë 3 strategët që ia kanë dalë të mposhtin ‘virusin’ e frikshëm të shkarkimeve në Shqipëri.

Kjo duket se është receta e titullit te Partizani, një recetë që është prishur këtë sezon. Zoran Zekiç ishte trajneri që nisi këtë edicion të ri që nga ndeshjet e Europës e deri në fazën e parë, por një ofertë nga Osijek bëri që ai të kthehej në vendlindje në momentin më të mirë të të kuqve.

Skuadrën e drejtoi për disa kohë drejtori Abilaliaj e tani e ka marrë në dorë Orges Shehi. Tekniku durrsak synon të thyejë këtë ‘mallkim’  dhe të drejtojë të kuqtë në titullin e 18-të kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat