Kallaku protagonist me asist, ekipi i tij fiton

Futboll

Kallaku protagonist me asist, ekipi i tij fiton

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:10
Kallaku me shokë feston

Sherif Kallaku ka filluar të bëhet protagonist në futbollin rumun me ekipin e Sepsi.

Mesfushori shqiptar ka bërë mjaft mirë së fundmi me skuadrën e tij dhe sot e ka ndihmiuar që të sigurojë një fitore të rëndësishme në transfertë për të vazhduar luftën për një vend në Europë.

I rreshtuar si titullar në sfidën kundër Botoshani, Kallaku ishte protagonist te aksioni i golit të rezultatit të përkohshëm 2-0.

Ai përfitoi pas një gjuajtje të kthyer nga traversa për të tentuar vetë portën, duke dërguar në fakt topin në formë asisti drejt Debeljuh i cili tundi rrjetën.

Më fitoren e sotme 2-1, Sepsi gjendet ne vendin e 7 në renditjen e kampionatit, plotësisht në garë për një vend në grupin e skuadrave që pretendojnë të hyjnë në minigrupin e gjashtëshes së parë që do të diskutojë titullin dhe Europën në fazën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat