Partizani, gati për kthesën

Futboll

Partizani, gati për kthesën

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:05
Shehi

Partizani kërkon të kthehet te fitorja në javën e 26 të kampionatit, kur përballë të ketë Kukësin.

Në vigjilje të ndeshjes, Shehi ka pranuar që rezultatet nuk janë ashtu si do të donte, por pa gjetur alibi te mungesat apo kalendari, pavarësisht se edhe kundër bluve do t’i mungojnë 5 titullarë.

“Është e vërtetë që skemi marrë ato rezultate që donim, përsa i përket mungesave nuk dua ti përmend fare sepse s’dua ti përmend si alibi.

Sigurisht mungesat janë prezente kudo edhe pse ndonjëherë janë lojtarë të rëndësishëm. Jemi koshientë që skemi marrë ato që donim por duam të shohim përpara dhe të rritemi, të kërkojmë përmirësimin. Duhet të lemë pas krahëve dhe të përqëndrohemi tek e nesërmja”.

Kukësi, kundërshtari i radhës në Kampionat dhe Kupë – “Është i njëjti kundërshtar, por dy kompeticione të ndryshme. Kupa ka specifikë tjetër, por që të shkojmë deri tek ndeshja e Kupës , ne duhet të fokusohemi tek kampionati. Kukësin duhet ta vlerësojmë jo nga pozicioni që ka por nga ajo që vlen tri pikë. Duhet të marrim tri pikët dhe më pas të mendojmë për Kupën”.

Kalendari në vazhdim – “Ndeshjet e ardhshme duan vlerësim maksimal. Në futboll ka skuadra të lehta në letër por bëhen shumë të vështira në fushë. Duhet ti trajtojmë me qëllimin që po luajmë me skuadra pretendente pas një rezultati jo të mirë që rregjistruam javën e kaluar”.

Gjendja e skuadrës – “Për ndeshjen me Kukësin na rikthehen Cara dhe Maguette. Për fat të keq nuk kemi të disponueshëm Mensah, i cili la fushën shumë shpejt në ndeshjen me Skënderbeun. Keko prej 3 ditësh ka filluar stërvitjen por i duhet kohë pasi ka qenë jasht ekipit që prej fillimit të janarit .

Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë. Bintsuka gradualisht po merr minuta dhe shpresojmë që të kthehet edhe ai sa më shpejt në gjendjen e tij më të mire”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat