Ballkani luan në Klinë, Liria sfidon Prishtinën

Futboll

Ballkani luan në Klinë, Liria sfidon Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:00
Ballkani

Tri ndeshje luhet të shtunën dhe dy të dielën në elitën e futbollit të Kosovës.

Lideri i kampionatit, Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, do të ndeshet në Klinë me Dukagjinin.

Prishtina sfidohet nga Liria e Prizrenit.

Prishtina si vendas luan në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pas javës së 22-të Ballkani kryeson me 45 pikë pasojnë Llapi 44, Drita 43 pikë etj.

Java e 23-të, e shtunë

Dukagjini - Ballkani
Feronikeli 74 - Llapi
Fushë Kosova - Drita

E diel

Prishtina - Liria 
Gjilani – Malisheva
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat