Kukësi ka 3 pikët “jetike” për mbijetesën

Futboll

Kukësi ka 3 pikët “jetike” për mbijetesën

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:42
Pamje nga nje ndeshje

Kukësi do të duelojë me Partizanin, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Ndeshja do të luhet në orën 17:00 në “Arenën e Demave”, me verilindorët që do të luajnë vetëm ëpr 3 pikët.

Skuadra e Bledar Devollit ndodhet në vendin e fundit në klasifikim dhe tashmë çdo ndeshje e kanë si “finale” për mbijetesën. Kuksianët ndaj demave do të kërkojnë “hakmarrjen” edhe për humbjen në Kupë një javë më parë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Skuadra e Orges Shehit dominon në 10 përballjet e fundit direkte mes tyre. 7 ndeshje janë fituar nga të kuqtë, teksa 2 të tjera  kanë shkuar në favor të verilindorëve, ndërsa vetëm 1 ndeshje ka përfunduar në barazim.

Edhe në 3 sfidat e këtij sezoni është dominues. Kanë fituar sfidën e parë mes tyre të sezonit dhe në Kupë, ndërsa kanë barazuar në ndeshjen e fazës së dytë. Gjithmonë pëballjet mes këyre dy ekipeve kanë përfunduar me gola.  21 gola kanë shënuar kryeqytetasit, ndërsa kanë pësuar 11 gola nga verilindorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat