Juventusi shton presionin për të marë mesfushorin e Atalantës

Futboll

Juventusi shton presionin për të marë mesfushorin e Atalantës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Juventusi vazhdon të ushtrojë presion ndaj Atalanta për të siguruar shërbimet e mesfushorit holandez Teun Koopemeiners.

26-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Atalanta, por klubi ka deklaruar se për 40 milionë euro mund të largohet.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, bardhezinjtë janë gati të përshijnë mesfushorin Fabio Mireti në këtë transferim, duke e dërguar tek Atalanta. Një futbollist që skuadra e trajnerit Gasperini e ka kërkuar në janar, ndaj te Juventus janë gati ta përfshijnë në këtë shkëmbim.

Nëse Juventusi nuk arrin të blejë Teun Koopmeiners, alternativa duket tashmë gati.

Bardhezinjtë do të fokusohen te Luis Ferguson që luan me Bolonjën, por edhe në këtë rast Juventus do të përfshijë një lojtar tjetër në transferim, Hans Nikolusi Kavilja, për të ulur shpenzimet financiare.

Koopemeiners është në sezonin e tij të tretë në Serie A, me fanellën e Atalanta, ku në 108 ndeshje zyrtare ka realizuar 24 gola (22 gola në kampionat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat