Brahim Diaz në udhëkryq

Futboll

Brahim Diaz në udhëkryq

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:57
Brahim Diaz

Maroku ka një ëndërr: të bindë Brahim Diaz të luajë me “Luanët e Atlasit”. Federata e Futbollit dhe trajneri Walid Regragui prej disa kohësh kanë punuar për të bindur lojtarin e Real Madridit, në prapaskenë dhe publikisht.

Disa madje besuan në mundësinë që ai të mund të thirrej për Kupën e fundit të Kombeve të Afrikës, por lojtari nuk kishte ende shtetësi të dyfishtë.

Tani kjo ëndërr mund të realizohet: sipas As, lojtari po përfundon procedurat për të marrë një pasaportë marokene, vendi i origjinës së babait të tij.

Brahim, është në pritje të një telefonate nga Spanja, e cila mund të vijë në ditët në vijim: Luis de la Fuente, i impresionuar nga paraqitjet e fundit të ish-lojtarit të Milanit, mund ta thërrasë atë për ndeshjet e marsit, kur “La Roja” do të luajnë kundër Kolumbisë (22 mars) dhe Brazilit (26 mars). Ishte De la Fuente ai që bëri të debutojë Diaz me kombëtaren e madhe kundër Lituanisë në 8 qershor 2021.

Nga Maroku prezantuan një projekt mjaft joshës, me Brahimin që do të ishte protagonist dhe ylli i përmasave të para.

Kanë mbetur edhe pak ditë, më pas do të jetë në dorën e mesfushorit sulmues se çfarë do të bëjë. Përshtypja është se në fund ai do të zgjedhë kombëtaren afrikane, sidomos nëse Spanja do ta injoronte sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat