Korenica shënon në sekondën e 29-të, Ballkani tregon fuqinë e kampionit

Futboll

Korenica shënon në sekondën e 29-të, Ballkani tregon fuqinë e kampionit

Nga: K.G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:49
Ballkani

Dukagjini i Klinës ka treguar lojë shumë më të mirë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:1 Dukagjinin, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani ruan kreu e tabelës së klasifikimit, ka 48 pikë e një më shumë se Llapi në pozitën e dytë.  

Meriton Korenica (në sekondën e 29-të) e Nazmi Gripshi (27' – nga penalltia), shënuan për fitoren e Ballkanit.

Rugova realizoi në minutën e 87-të për Dukagjinin.

Dukagjini zë vendin e gjashtë me 30 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat