Llapi importon pikë të plota nga Drenasi

Futboll

Llapi importon pikë të plota nga Drenasi

Nga: K. G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja

Llapi i Podujevës ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit ’74, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Muhamet Hyseni ka shënuar në minutën e 68-të.  

Ballkani ruan kreu e tabelës së klasifikimit, ka 48 pikë e një më shumë se Llapi në pozitën e dytë.  

Feronikeli ’74 aktualisht është në vend të shtatë me 23 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat