Më shumë se një milionë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro

Futboll

Më shumë se një milionë në San Siro, Inter fiton 80 milionë euro

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:40
Stadiumi San Siro

Inter po funsksionin si një makineri perfekte në çdo aspekt sportiv këtë sezon.

Skuadra është e para në kampionat me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës, teksa ylli i dytë në fanellë është thjesht çështje matematikore.

Nga ana tjetër, skuadra është e avantazhuar për të kaluar në çerekfinalen e Champions League pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Atletico Madrid.

Por, të gjitha këto nuk do të ishin të pamundura, apo kaq të bukura pa prezencën e tifozëve.

Në ndeshjen e radhës kundër Genoas, në San Siro numri i pjesëmarrësve në këtë sezon do të kalojë shifrën e një milionë spektatorëve teksa në këtë sezon mesatarja për ndeshje ka qenë 72.924.

Më shumë se edhe në vitin e “tripletës” së famshme, në atë periudhë mesatarja ishte 56.195 persona.

Përkthyer në para, Inter deri në këtë çast të sezonit ka përfituar 80 milionë euro, një shifër e cila do të ketë vlerën e saj edhe në merkaton e radhës. Tifozët e kanë bërë detyrën e tyre, ashtu si skuadra, të paktën deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat