Talentet lënë në hije yjet, Barça gati të sakrifikojë dy emra të rëndësishëm

Futboll

Talentet lënë në hije yjet, Barça gati të sakrifikojë dy emra të rëndësishëm

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:05
Barcelona

Për të bërë një transferim verën e ardhshme, Barcelona fillimisht do të detyrohet të shesë.

Pas problemeve financiare të viteve të fundit, klubi katalanas po i pastron dalëngadalë hesapet, duke ulur ndjeshëm shumën e pagave, por për të shpenzuar para fillimisht duhet t’i mbledhë ato.

Për këtë arsye, sipas asaj që raporton Sport, mund të jenë disa futbollistë drejt largimit nga Katalonja. Dy me siguri: Raphinha dhe Jules Koundé.

Të dy të lidhur me Blaugranat me kontratë deri në vitin 2027, janë ata që janë zgjedhur për të mbushur arkat përpara se të bëjnë investime të reja, pikërisht për këtë arsye: afat më i gjatë, fuqi më e madhe kontraktuale dhe rrjedhimisht fuqi më e madhe në fazën e negociatave.

Arabia Saudite po mban një sy vigjilent ndaj sulmuesit brazilian. I përfunduar prapa në hierarki pas paraqitjeve të Lamine Yamal, zgjidhja saudite mund të bindë Raphinha-n.

Sa i përket Koundé, megjithatë, nuk ka ende oferta, por Barcelona është e gatshme të dëgjojë çdo kërkues gjatë verës, edhe pas shpërthimit të Pau Cubarsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat