Mezani: Duhej ta fitonim këtë ndeshje

Futboll

Mezani: Duhej ta fitonim këtë ndeshje

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:16
Gentjan Mezani

Gjilani u mposht 3:2 në shtëpi nga Malisheva të dielën dhe për këtë humbje, trajneri Gentjan Mezani ka thënë se e merr ai përgjegjësinë.

“Shënuam dhe skuadra mendoi se e fitoi ndeshjen.

Kundërshtari pas golit që shënuam bëri më mirë se ne. Skuadra nuk u përgjigj siç duhej pas shënimit të golit, duhej të vazhdonte me të njëjtin ritëm.

Në pjesën e dytë u futëm për të fituar. Kemi shënuar dhe kemi pasur raste. Por, pësuam gol në fund dhe u penalizuam.

Kjo skuadër akoma nuk e ka kuptuar se loja përfundon kur bie bilbili i gjyqtarit, atëherë ulet përqendrimi. Një arsye për këtë humbje janë edhe mungesat që kemi pasur. Kjo nuk është për t’u shfajësuar.

Duhej ta fitonim këtë ndeshje sidomos pas dështimit të Feronikelit. Përgjegjësinë e marr unë për këtë.

Nuk bëmë aq sa duhet për të fituar”, deklaroi Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat