La Liga po heton

Futboll

La Liga po heton

Më: 3 mars 2024 Në ora: 16:55
Vinicius Junior duke festuar me shokë

La Liga po heton Vinicius Junior që dyshohet se është quajtur “majmun” gjatë barazimit 2-2 të Real Madridit me Valencia.

Sipas “The Athletic”, një video në mediat sociale, e postuar nga ESPN Brazil, dyshohet se tregonte një të ri duke përdorur gjuhë raciste ndaj yllit të Madridit – i cili shënoi të dy golat e skuadrës së tij në Mestalla të shtunën. 

Raporti shton se policia u thirr gjatë lojës dhe tani kjo çështje do të shqyrtohet nga liga spanjolle.

Kjo vjen më pak se një vit pasi Vinicius ishte viktimë e abuzimit racist në të njëjtin terren.

Pasi u diskriminua dhe më vonë u përjashtua në vizitën e tij të fundit në stadium në maj 2023, që 23-vjeçari të keqtrajtohet sërish racialisht është krejtësisht e papranueshme dhe tregon se futbolli spanjoll ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në këtë drejtim.

Pasi Viniciusi u abuzua racialisht nga tifozët e Valencias vitin e kaluar, ai tha se “La Liga i përket racistëve”. Ai shkroi në Instagram: “Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos dhe Messit, sot i përket racistëve. Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është normal në La Liga. Konkurrenca mendon është normale, e bën edhe federata dhe kundërshtarët e inkurajojnë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat