Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, po çmendin Gjermaninë

Futboll

Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, po çmendin Gjermaninë

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2024 Në ora: 17:22
Granit Xhaka feston me shokë

Bayer Leverkusenin po shënon rekord në futbollin gjerman, 24 ndeshje pa humbje, 20 fitore e 4 barazime.

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në konak të Kolnit të Leart Paçaradës. 

Tre pikë të mëdha që konfirmojnë se titulli po i troket Leverkusenit.

Frimpong në minutën e 38-të e Gerimaldo në atë të 73-tën, shënuan për fitoren e udhëtuesve.  

Paçarada është aktivizuar në minutën e 69-të por pa forcë me ekipin e tij ndaj Lweverkusenit. 

Mos të harrojmë se Koln u paraqit 76 minuta me një futbollist më pak, Thielmann u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 14-të.

Bayer kryeson me 64 pikë e ka 10 më shumë se Bayern Munihu në vend të dytë dhe Koln është në pozitën e 16-të me 17 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat