Zeneli pritet të rikthehet shumë shpejtë te Elfsborgu

Futboll

Zeneli pritet të rikthehet shumë shpejtë te Elfsborgu

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:51
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli pritet t’i bashkohet shumë shpejtë skuadrës elitare të Suedisë, Elfsborg.

Menaxheri i Elfsborgut, Stefan Andreasson ka thënë se janë në pritje të një leje nga FIFA për të nënshkruar kontratë me Zenelin.

“Siç kuptuam FIFA do të bëjë një deklaratë bazuar në informacionin që ka marrë.

Mendoj se do të vijë shumë shpejtë. Kemi një shpresë që do ta marrim gjatë javës që vjen”, ka thënë Andreasson për “Aftonbladet.se”.

Gazeta suedeze ka njoftuar se ditë më parë ka përfunduar afati që ish-klubi i tij turk, Adana Demirspor ka pasur mundësi t’i përgjigjet FIFA-s se si e shohin prishjen e kontratës nga Zeneli.

Qëndrimi i Zenelit tek ekipi i Superligës turke zgjati vetëm katër muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat