Asllani lë gjurmë me gol, Interin nuk e ndal as Genoa

Futboll

Asllani lë gjurmë me gol, Interin nuk e ndal as Genoa

Më: 4 mars 2024 Në ora: 23:16
Kristjan Asllani

Inter ka arritur të triumfojë në shtëpi kundër Genoa me shifrat 2-1.

I pari që shënoi ishtë mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Në minutën e 30′, zikaltërit ndërtojnë një aksion fantastik dhe Asllani e finalizon në mënyrë perfekte.

Pak minuta më vonë, ishte Alexis Sanchez i cili shënoi golin e dytë për Interin nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Genoa arriti të ngushtonte shifrat me anë të Vasquez, por miqtë ishin të pafuqishëm për të ndalur zikaltërit.

Me këtë fitore, Inter blindon vendin e parë me 15 pikë diferencë mga vendi i dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat