Spanjë humb edhe një alternativ në sulm

Futboll

Spanjë humb edhe një alternativ në sulm

Më: 5 mars 2024 Në ora: 11:29
Borha Majoral

Kombëtarja e Spanjës do të ketë më pak alternativa për vijën e parë të sulmit për “Euro 2024”, ku mes kundërshtarëve në grup ka edhe kombëtaren e Shqipërisë.

Iberikët nuk do të kenë në dispozicion për këtë turne sulmuesin më në formë të La Liga, Borha Majoral.

Futbollisti po kalonte një sezon të shkëlqyer me Getafen, teksa kishte shënuar 15 gola në 27 ndeshje në këtë sezon për t’u bërë edhe një herë një alternativë për trajnerin Luis De La Fuente.

Por në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Las Palmas në La Liga, ai ka dalë nga fusha i dëmtuar. Sipas “Cadena COPE”, dëmtimi i tij rezulton i rëndë, pasi bëhet fjalë për një dëmtim në menisk që i mbyll para kohe sezonin lojtarit.

Ai tashmë do të jetë i detyruar që të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.

Një telash më pak për “kuqezinjtë” e Silvinjos, pasi Borha Majoral në këtë sezon kishte shënuar edhe më shumë se sa Morata, Moreno apo Ferran Torres.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat