​Mbappe: Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi

Futboll

​Mbappe: Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi

Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:50
Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain eliminoi sot Real Sociedadin nga Liga e Kampionëve.

Kampioni francez e mposht Real Sociedadin 4:1 me rezultat të përgjithshëm.

PSG triumfoi në “Parc des Princes” 2:0, kurse sot e mposhti Real Sociedadin 2:1 në “Reale Arena”, me dy golat që i shënoi ylli francez, Kylian Mbappe.

Pas ndeshjes, Mbappe foli për mediat, ku ndër të tjera u shpreh i lumtur që skuadra e tij i rikthehet fazës së çerekfinales së kësaj gare.

”Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi. Ne donim të kualifikoheshim, por gjithashtu donim fitoren. Kishim një plan të lojës, ishte e qartë, dhe arritëm të shënojmë herët. Nuk erdhëm nën presion të madh, vetëm pak në fund. E dinim se nuk mund të flinim menjëherë. Nëse do ta kishin zhbllokuar ata rezultatin, do të provonin më shumë me tifozët që i përkrahnin. Duhej t’ua shuanim shpresat me fillim. Atë e bëmë, dhe ne jemi tejet të lumtur që i rikthehemi çerekfinales”, tha Mbappe.

PSG me fitoren e sotme siguroi biletën drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat