​Enrique e konfirmon se e ardhmja e Mbappes është larg PSG

Futboll

​Enrique e konfirmon se e ardhmja e Mbappes është larg PSG

Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:36
Kylian Mbappe dhe Luis Enrique

Paris Saint-Germain siguroi mbrëmë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që e eliminoi Real Sociedadin.

PSG e mposhti Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm 4:1 brenda dy ndeshjeve.

Mbrëmë, kampioni francez triumfoi 2:1 si mysafirë në “Reale Arena”, ku të dy golat i shënoi superylli, Kylian Mbappe.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i cili e konfirmoi se e ardhmja e Mbappes nuk shtrihet më te kampioni francez.

“Si duket e ardhmja e Kylian Mbappes nuk do të jetë këtu, kështu që ne duhet të testojmë taktikat me lojtarë të tjerë”, tha Enrique. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat