Voska Sport sfidon Gostivarin, Shkëndija takohet me Brera Strumicën

Futboll

Voska Sport sfidon Gostivarin, Shkëndija takohet me Brera Strumicën

Më: 6 mars 2024 Në ora: 11:46
Voska Sport

Xhiroja e 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë sjell 6 ndeshje gjatë ditës së mërkurë.

Pas triumfit në mesjavë, Voska Sport përballet me Gostivarin, që nuk njeh disfatën gjatë kohë.

“Pas ndeshjes me Makedonija Gjorçe Petrov, kemi atmosferë relativisht të mirë dhe pozitive.

Kjo ndikon shumë në aspektin psikologjik futemi më lehtë dhe pa shumë presion në ndeshjen e nesërme ndaj Gostivarit.

Shpresoj që të marrim maksimumin e pikëve, pasi si çdo fitore edhe kjo e ditës së së sotme na nevojitet shumë për në vijim të kampionatit. Kemi respekt për skuadrën e Gostivarit, por ne jemi përgatitur dhe do të japim më të mirën tonë të mundshme për të fituar ndeshjen”, tha mes tjerash Shemil Jahiji nga Voska Sport.

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum rikthehen të luajnë në shtëpi, aty ku do të presin Makedonija Gjorçe Petrovin me trajnerin e ri Boban Gërnçarov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat