Domi ia bën të qartë Ballkanit: KF Prishtina e Fadil Vokrrit ishte nivel tjetër

Futboll

Domi ia bën të qartë Ballkanit: KF Prishtina e Fadil Vokrrit ishte nivel tjetër

Nga: K. G. Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:43
Nga e majta në këmbë: Favzi Rama, Sllobodan Shuica, Faton Domi, Skënder Shengyli, Rifat Mehinoviqi, Petre Gruevski. Ulur nga e majta: Faruk Domi, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviqi.

Domi ia bën të qartë therandasve: Respekt për FC Ballkanin por KF Prishtina ishte nivel tjetër

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, ia ka bërë të qartë therandasve, se klubi i futbollit Prishtina ka qenë tjetër nivel në vitet e 80-ta, një skuadër që ka mposhtur superfuqitë e futbollit.

Domi ka respekt për Ballkanin por thotë se nuk mund të krahasohet me Prishtinën e gjeneratës së artë të Fadil Vokrrit.    

“Rastësisht lexova disa komente lidhur me përzgjedhjen e ekipit më të suksesshëm në historikun e futbollit të Kosovës duke krahasuar sukseset e KF Prishtina gjatë viteve të 80-ta, dhe sukseset e FC Ballkanit sot.

Duke mos dashur që të minimizoi sukseset e FC Ballkani i cili me performancën e demonstruar si në elitën e futbollit të Kosovës por edhe në atë ndërkombëtar në mënyrë dinjitoze përfaqësoi futbollin kosovar.

Ashtu siç i gëzohej Kosova dhe tifozët e saj sukseseve të viteve të 80-ta të KF Prishtina edhe sot i gëzohen sukseseve të FC Ballkani. 

Pse KF Prishtina është nivel tjetër?

Në vitin 1982/83 në konkurrencën e 18 ekipeve të përbëra nga 4 shtete sot Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, shpallet kampion i ligës së dytë federative duke u inkuadruar në elitën e futbollit ish- YU.

KF Prishtina ishte shumë e suksesshëm edhe në elitën e futbollit 23 milionësh të ish –YU, seleksioni i të cilit në vitet e 80-ta vlerësohej ndër 5 shtetet më cilësore të futbollit Botëror.

KF Prishtina ishte ekipi me shikueshmërinë më të madhe si vendas në 17 ndeshjet e zhvilluara arriti një rekord të shikueshmërisë me afro 600.000 shikues.

Përbërja e KF Prishtina në radhët e veta kishte lojtar shumë cilësor në të gjitha repartet e lojës së futbollit në krye me Fadil Vokrrin dhe të tjerët kishin potencial të vendosnin edhe individualisht çdo lojë, në fazën e sulmit por edhe të zbatonin të gjitha detyrat, dhe përgjegjësit tekniko - taktike në fazën e mbrojtjes që i përcaktonin trajnerët Bella Palfi, Muzuroviqi, Çiro Bllazheviqi etj.

KF Prishtina në elitën e futbollit të ish -YU  luajti plot 5 vite.

Vlen të theksojmë se 4 ekipet mē të mira të ish-Yu  Dinamo, Hajduku, Partizani dhe Zvezda në kuadër të Kupës së Kampionëve ndesheshin shumë shpesh me ekipet më cilësore  europiane siç janë Reali, Bayerni, Manchester Utd, Milani, Interi etj. dhe ngadhënjenin ndaj tyre.

KF Prishtina në kampionatin 1983/84 me 4 ekipet më të mira të ish Yu ka pas bilanc më të mirë në takimet e ndërsjella.

Kjo është një dëshmi se KF Prishtina dhe përbërja e saj ka pas një potencial shumë të lartë të vlerave edhe për vepra të nivelit më të lartë europian.

Ishte kjo një pasqyrë e shkurtër e sukseseve të KF Prishtina”, ka shkruar Domi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat