Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Kupën e Kosovës

Futboll

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Kupën e Kosovës

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:52
Prishtina dhe Drita janë bërë dy skuadrat e para që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kupa e Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku Prishtina dhe Drita janë bërë dy skuadrat e para që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe dy ekipet sot, pasi në orar janë dy ndeshjet tjera çerekfinale për t’u zhvilluar.

Në ndeshjen e parë, Malisheva është nikoqire e Ballkanit, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.

Takimi tjetër përball dy klube nga Liga e Parë, me Vjosën që e pret Suharekën.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat