Tchouameni: Të shohim si do të përfundojë, është si një film

Futboll

Tchouameni: Të shohim si do të përfundojë, është si një film

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:36
Tchouameni

Postimi i tij i publikuar pak ditë më parë është bërë “viral”. Aurelien Tchouaméni zgjodhi të asociohej me kokoshkat, pa asnjë koment, por të gjithë menduan se donte të aludonte njoftimin tashmë të afërt të kalimit të Kylian Mbappé te Real Madridi.

Mesfushori e shpjegoi kuptimin e postimit në fjalë pas ndeshjes kundër Leipzig, në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve:

“Ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin.

Kur thanë se po largohej nga PSG, unë isha duke fjetur. U zgjova, pashë lajmet dhe postova disa kokoshka si për të thënë: Të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi është si një film.

A do të bëhet shoku im i skuadrës te Real Madridi? Vetëm e ardhmja do të na e tregojë.

Nuk e di, ndoshta do ta pyes presidentin (Florentino Perez) nëse ai dëshiron të vijë këtu. Të shohim çfarë do të më thotë, por nuk kemi asnjë informacion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat