Benzema “kundër” të rejave të shkencës

Futboll

Benzema “kundër” të rejave të shkencës

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:43
Benzema

I shtrirë, me fytyrën në krevat, me gota në shpinë dhe shenja të çuditshme rrethore që i mbulojnë të gjithë trupin. Karim Benzema është rishfaqur në rrjetet sociale me një imazh që nuk ka të bëjë fare me jetën e re në Arabinë Saudite, por tregon një nga ritualet e tij të preferuara, masazhet me kupa.

Nuk është hera e parë që kampioni francez shfaqet kështu, i zhytur në këtë moment relaksimi, që e kanë të përbashkët shumë sportistë.

Kupa nuk është gjë tjetër veçse një praktikë terapeutike e mjekësisë alternative, të cilës i nënshtrohen shumë njerëz.

Është një “operacion” që konsiston në aspirimin e pikave anatomike përmes kavanozëve, të cilat pasi të kenë kryer punën e tyre, lënë shenja tipike të kuqe në zonat e trupit ku janë përdorur.

Disa herë Benzema tregoi shenja të këtij rituali, të cilin shpesh e ka përcaktuar si “terapinë më të mirë”, që nga koha kur luante në Real Madrid. Ashtu si ai, shumë kampionë të tjerë të botës së sportit iu drejtohen kupave, si Michael Phelps, Paltrinieri, Neymar.

Kjo praktikë terapeutike ka origjinë shumë të lashtë nga mjekësia tradicionale kineze. Kupa u përhap veçanërisht në Azi, por shumë shpejt u aplikua në të gjithë botën falë (mbi të gjitha) protagonistëve të botës së sportit, që zgjuan kureshtjen për shenjat që mbanin në trup.

Kupat tipike përdoren për të zhbllokuar qarkullimin e gjakut, duke inkurajuar gjithashtu eliminimin e toksinave dhe promovimin e shkëmbimit të oksigjenit e lëndëve të tjera ushqyese. Për më tepër, përdoret edhe për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si problemet e kyçeve.

Sportistët përdorin kupa kryesisht si çlodhje pas garave (ndeshjeve), por edhe për të ruajtur muskujt. Benzema dhe të tjerët gjithashtu mbështeten në këtë praktikë për të lehtësuar dhimbjet kronike të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat