Drita - Prishtina, derbi tjetër i javës

Futboll

Drita - Prishtina, derbi tjetër i javës

Më: 7 mars 2024 Në ora: 19:28
Pamje nga një ndeshje

Drita - Prishtina, derbi tjetër i javës!

Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.

Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës.

Ekipi i dytë i tabelës, Llapi luan në shtëpi përballë Gjilanit. Llapjanët në pesë sfidat e fundit kanë katër fitore e një barazim, derisa të kuqtë nga Gjilani nuk e kanë shijuar fitoren tash e kohë tejet të gjatë.

Llapi është i dyti në tabelë me 47 pikë, derisa Gjilani është i teti me 22 pikë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat