Robert Prosineçki fton edhe futbollistin e kampionit të Kosovës 

Futboll

Robert Prosineçki fton edhe futbollistin e kampionit të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2024 Në ora: 20:05
Robert Prosineçki

Kapiteni i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, Edvin Kuç, është ftuar në kombëtaren e Malit të Zi për ndeshjet e 21 dhe 25 marsit.

Ai është ftuar nga selektori i ri i kombëtares së Malit të Zi, Robert Prosineçki.  

Përveç Kuç janë ftuar edhe dy shqiptarë.

Është fjala për futbollistët Marko Tuçi (Gangvon, Koreja e Jugut) e Driton Camaj (Kisvarda, Hungari).

Kroati do të debutojë në pankinën e Malit të Zi më 21 mars kundër Bjellorusisë dhe më 25 mars me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat