Ademi i jep fund paraqitjeve me Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Ademi i jep fund paraqitjeve me Maqedoninë e Veriut 

Nga: K.G.. Më: 8 mars 2024 Në ora: 16:54
Arijan Ademi

Pas 30 paraqitjeve dhe 4 golave të shënuar në fanellën e Maqedonisë së Veriut, futbollisti Arijan Ademi i jep fund zyrtarisht karrierës së tij në kombëtare. 

Gjatë javës së kaluar, kapiteni i Dinamos (Zagreb) ka njoftuar zyrën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe selektorin Milevski se në të ardhmen nuk do të luajë për kombëtaren.

Sipas tij, nuk ndihet i gatshëm t'i përgjigjet detyrave të kombëtares. 

Ademi dëshiron që në periudhën e ardhshme t'i kushtojë më shumë kohë paraqitjeve në klub dhe familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat