Sarri sulmon

Futboll

Sarri sulmon

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:00
Maurizio Sarri

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit bardhekaltër në javën e eliminimit në Champions League nga Bayerni i Mynihut:

“Na vjen keq për eliminimin nga Champions League, për shumë tifozë të Lacios që ishin në Mynih.

Por në fund humbëm kundër një ekipi të fortë që arkëton miliarda.

Kam dy keqardhje: dhjetë minutat e fundit të ndeshjes së parë mund të na kishin dhënë një fitore më të thellë dhe kur ishim 0-0 në Mynih kishim një mundësi të madhe shënimi në dispozicionin tonë.

Por në fund ishte një rrugëtim pozitiv, ne arritëm më shumë fitore sesa humbje dhe mendoj se kjo është pozitive. Por tani duhet të fillojmë të fokusohemi në gjëra të tjera”.

Ditët e fundit kanë mbërritur sulme të ashpra ndaj jush, përfshirë edhe atë të Luciano Moggi?

"Unë e ndjej besimin e klubit në baza ditore, nëse shprehet publikisht jam i kënaqur por nuk më ka munguar asgjë nga ky këndvështrim.

Sa i përket deklaratave të Moggit, kam vështirësi sepse do të më duhej t'i përgjigjem dikujt që është përjashtuar.

E vërteta është se titulli i fundit te Juventusi erdhi nën drejtimin tim, ndërsa në një histori mbi një shekull si ajo e Juventusit e vetmja rënie nga kategoria erdhi nën drejtimin e tij.

Dhe edhe me 17 pikë penalizim për kampionatin e radhës në Serie B... Kam edhe ndjesinë se çfarë fshihet pas deklaratave të tij, por këto janë faktet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat