Llapi - Gjilani, formacionet

Futboll

Llapi - Gjilani, formacionet

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:39
Llapi 

Llapi dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje me një formë shumë të lartë me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet në pranverë, kështu që synon fitoren e radhës për t’i qëndruar hije apo edhe kaluar Ballkanin në renditje.

Në anën tjetër, ekipi i Gentjan Mezanit nuk di për fitore në pranverë, me katër barazime dhe një humbje, kështu që synon pikët e para të plota këtë stinor ose të paktën rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Avdyli; Krasniqi, Rama, Jashari; Vokrri, Namani, Ahmeti, Ramadani, Blakçori; Hyseni, Januzi;

Gjilani: Bllaca; Kqiku, Roganovic, Bajrami, Ismajli; Acka, Heric, Shabani; Bilalli, Jarovic, Milev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat