Përballja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Përballja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Shkëndija e Tetovës të dielën përballen me Voska Sportin në ndeshjen e xhiros së 23-të në Kampionatin e Maqedonisë në futboll.

“Kuqezinjtë janë gati për sprintin final të sezonit kur 11-të ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën për titullin kampion.

Shkëndija të dielën luaj me Voskën në sfidën e parë nga “11 finalet” që kemi para vetes. Me dy pikë larg kreut jemi në garë thuajse të barabartë me Strugën dhe Shkupin, por ekipi preferon të shikojë punën e vet dhe duke marrë ndeshjet një nga një të synohey realizimi i objektivit. 

Voska luan sezonin e parë dhe debutues në elitën e futbollit vendor, derisa janë në garë për dalje në Evropë përmes Kupës ku kanë mbërritur në gjysmëfinale. Në kampionat kanë probleme në renditje, pasi mbajnë vendin e 9 me 25 pikë (6 fitore, 7 barazime dhe 9 disfata).

Mbrojtësi Stefan Kocev (operoi tendinën dhe do të mungon rreth 3 muaj) është mungesa e vetme në formacionin e Shkëndijës.

Pas pezullimit kthehen Klisman Cake dhe Reshat Ramadani, ndërsa nga lëndimi është rikuperuar Fiton Ademi. 

Përballja Shkëndija-Voska Sport është në program ditën e diel në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00”, njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat